Kryetari i komunës së Skënderajt, Fadil Nura, ka falënderuar kompanitë dhe ekipet e shërbimeve publike dhe jopublike, që po ndihmojnë në pastrimin dhe rikthimin në normalitet të qytetit, raporton Fol Drejt.
“Në listën e gjatë të kompanive dhe ekipeve të shërbimeve publike dhe jopublike, që po na ndihmojnë të ringritemi dalëngadalë, mirënjohje dhe falënderime për ndërmarrjet “Uniteti”, “Pastrimi”, “Eko Natyra”, “EkoRegjioni” Prizren, KRM “Pastërtia” Ferizaj, NPL “Higjiena” Deçan, NPL “Perparimi” Vushtrri, NPL “Kastrioti” Obiliq, KRU “Gjakova” KRM “Ambienti” Pejë me njësitë e saj Istog dhe Klinë, me mbi 100 punëtorë të palodhshëm, duke dhënë kontribut në pastrimin e hapësirës së gjerë publike dhe kthimit të jetës normale”, shkroi Nura në Facebook.
Nura shtoi se edhe shkollat po bëhen gati për t’i pritur nxënësit, falë angazhimit të personelit arsimor dhe teknik, të cilët po i pastrojnë hapësirat e objekteve dhe po rikthejnë gjerat në vendin e vet. /FolDrejt/