Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme ka vendosur që të solidarizohet me popullin turk, duke e filluar mbledhjen me një minutë heshtje, shkruan Fol Drejt.
Pas tërmetit shkatërrimtar në të cilin humbën jetën mijëra persona dhe u plagosën me mijëra të tjerë, nga Republika e Kosovës, me urdhër të Presidentes Vjosa Osmani është dërguar një kontingjent nga FSK, për t’iu ndihmuar autoriteteve turke në procesin e kërkim-shpëtimit.
“Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë. Republika e Kosovës dhe populli i saj janë pranë Republikës së Turqisë dhe popullit të saj në gatishmërinë më të lartë për mbështetje”, deklaroi Kryeministri Albin Kurti.
Kryeministri Kurti ka shprehur solidaritetin e tij dhe kabinetit të tij me popullin turk, ndërsa ka thënë se sot objekti i qeverisë do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit turk./FolDrejt/