Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nxjerrë rekomandime të reja për vaksinimin kundër Covid-19, të përshtatura me fazën e re të pandemisë.
Rekomandimet e reja të OBSH-së sugjerojnë se fëmijët dhe adoleshentët e shëndetshëm nuk kanë nevojë domosdoshmërisht të rivaksinohen, por rivaksinimi rekomandohet ende për të moshuarit dhe njerëzit nga grupet me rrezik të lartë gjashtë deri në 12 muaj pas vaksinimit të fundit, raporton Reuters.
OBSH tregon se qëllimi i rekomandimeve të reja është fokusimi i fushatës së vaksinimit në grupet që janë të ekspozuara ndaj kërcënimit më të madh nga format e rënda të infeksionit me virusin korona, me rrezik më të lartë të vdekjes./FolDrejt/