Ministri i Financave, Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairi O’Connell, me të cilin diskutuan për të arriturat gjatë këtij gjashtëmujori të parë në fushën e financave publike.
Me këtë rast, Ministri Hamza duke falënderuar ambasadorin O’Connell dhe shtetin Britanik, si partner strategjik i Kosovës, për ndihmën që vazhdon të jep për Kosovën, ai gjithashtu e njoftoi atë për progresin dhe të arriturat në Ministrinë e Financave, për trendin pozitiv të të hyrave dhe nivelin e shpenzimeve buxhetore, Buxhetin e shtetit gjatë këtij gjashtëmujori, si dhe për stabilitetin makro fiskal në përgjithësi.
Ndërsa, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, shprehi gatishmërinë e shtetit britanik për vazhdimin e mbështetjes dhe bashkëpunimin me Kosovën në realizimin e planeve strategjike në fushën e financave.