E premte, 26 Prill, 2024

ODA E MJEKËVE DEL ME QËNDRIM PËR GRADIMIN NË KUADËR TË LIGJIT PËR PAGA

Kryetarët e Odës së Mjekëve dhe Shoqatës së Mjekëve Familjarë të Kosovës gjatë një takimi të përbashkët dolën me qëndrim se opsion i vetëm i pranuar i gradimit në kuadër të Ligjit për paga të jetë propozimi i përbashkët i MSH dhe OMK ku mjekët janë ndarë në tri kategori, mjek i përgjithshëm, specializant dhe specialist.

Në këtë takim u diskutuan shumë çështje në interes të komunitetit të mjekëve, dhe në veçanti u diskutua rreth diskriminimit në gradimin e mjekëve specialist të mjekësisë familjare.

Lexoni edhe..

Çdo ndarje e specialistëve të mjekësisë familjare nga specialistët tjerë do të shkaktojë çrregullim me përmasa destabilizuese në sistemin tonë shëndetësor, me ç’rast “filtri” i sistemit të referimit do të zhdukej, thuhet në komunikatën për media të Odës së Mjekëve të Kosovës.

Të ngjajshme