Para dy ditësh ndërroi jetë kryetari i komunës së Ohrit, kurse sot është shpallur ditë zie në Ohër – pasi sot edhe do kryhet varrimi i të ndjerit Jovan Stojanoski.
Këshilli i Komunës së Ohrit dje në seancë të jashtëzakonshme miratoi vendimin që të gjitha ngjarjet kulturore, sportive dhe zbavitëse të caktuara për sot të anulohen. Sot prej orës 10:00 gjithashtu do të mbahet dhe seancë komemorative në Sallën e Madhe të Komunës së Ohrit.
Në mes të nëntorit ndërroi jetë edhe kryetari i Komunës së Dibrës Ruzhdi Lata. Nga ana tjetër, pa kryetar komune është edhe ajo e Novo Sellës për shkak se kryetari i saj, Boro Stojçev u kap duke trafikuar ilegalisht cigare në kufij dhe për këtë ai dha dorëheqje.
Në Ohër, Dibër dhe Novo Sellë priten të mbahen zgjedhje të parakohshme lokale, sëbashku me zgjedhjet presidenciale./Foldrejt.com