Një zëdhënës i BE-së për ndihmën humanitare thekson se qytetarët e Severodonetsk duhet të mbështeten në burime të pasigurta ujore, të cilat sjellin komplikime shëndetësore dhe se duhet të sigurohet qasja në ujë të shëndetshëm.
Mijëra civilë, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, janë kapur në Severodonetsk me pakësimin e furnizimeve me ujë të pastër, pa ujëra të zeza dhe energji elektrike, thanë sot Kombet e Bashkuara.
Zëdhënësi i OKB-së për ndihmë humanitare, Saviano Abreu, tha se mungesa e ujit dhe kushteve sanitare është shumë shqetësuese, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.