Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(SHSKUK) ka bërë me dije se është rritur numri i operacioneve në kuadër të Klinikës së Neurokirurgjisë të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës.
“Bazuar në raportin zyrtar të operacioneve për gjashtë mujorin e parë të vitit 2022, vërehet rritje e numrit të operacioneve”, ka njoftuar SHSKUK, transmeton Fol Drejt.
Sipas këtij raporti, për gjashtë muaj të parë të vitit 2022, janë kryer 282 operacione të ndryshme neurokirurgjike, 40 më shumë se në gjashtë muajt e vitit 2021./FolDrejt/