Ka përfunduar me sukses operacioni i policit që u plagos mbrëmë në situatën e acaruar në veri.
Kështu kanë njoftuar mjekët që kanë kryer operimin, teksa kanë njoftuar se pacienti do të qëndrojë edhe disa ditë për t’u trajtuar në spital.
Mjeku kujdestar në Qendrën Emergjentë në QKUK, Avdush Bajgora, bëri me dije se pacienti kishte pasur pjesë metalike të predhës në krahëror.
“Pacienti është pranuar rreth orës 08:30 dhe në pranim është monitoruar, parametrat vitale kanë qenë të gjitha stabile. Kemi bërë edhe ekzaminime tjera si CT e kokës ku është konstatuar se tek pacienti kemi pjesë të metalit në këtë rast të predhës në regjionin e kraharorit”.
“Në bazë të analizave biokimike dhe biohemetologjike është konstatuar se pacienti ka gjendje stabile dhe është dërguar për trajtim në Kirurgjinë Turakale ku edhe i është bërë intervenimi”, ka thënë Bajgora.
“Gjatë operimit i është hequr një predhë shumë e vogël metalike dhe pacienti është në gjendje stabile shëndetësore. Trajtimi i tij do të vazhdojë edhe për tri deri katër ditë në spital”, ka shtuar tutjë./FolDrejt/