fbpx
  • TË FUNDIT
  • Trending
Opinion: Afganistani duhet të jetë një mësim

Opinion: Afganistani duhet të jetë një mësim

11 Shtator, 2020
Njihuni me frutin që mbron nga rrezet e diellit

Njihuni me frutin që mbron nga rrezet e diellit

1 Korrik, 2022
Protestë para Ministrisë së Infrastrukturës, kërkohet heqja e kombi-busëve ilegalë në Vushtrri e Mitrovicë

Protestë para Ministrisë së Infrastrukturës, kërkohet heqja e kombi-busëve ilegalë në Vushtrri e Mitrovicë

1 Korrik, 2022
Nuk shkon tutje rezoluta e LDK-së që parashihte ulje të TVSH-së, akcizës për naftë dhe produkteve elementare

Kuvendi vazhdon punimet edhe sot, shkarkimi i bordit të ZRrE-së kërkesa kryesore

1 Korrik, 2022
Erdogan i ashpër me zjarrndezësit, propozon dënim me vdekje

Erdoğan tregon rëndësinë e Türkiye-s për të ardhmen e NATO-s

1 Korrik, 2022
Dita e sotme sjell temperatura të larta gjer në 34 gradë, Instituti kërkon të shmangen rrezet e diellit

Dita e sotme sjell temperatura të larta gjer në 34 gradë, Instituti kërkon të shmangen rrezet e diellit

1 Korrik, 2022
Kina e quan strategjinë e NATO-s të papërgjegjshme

Kina e quan strategjinë e NATO-s të papërgjegjshme

30 Qershor, 2022
Sulm me thikë, mbesin të plagosur katër persona

Përplasen me thika dy të mitur, njëri plagoset rëndë, përfundon në spital

30 Qershor, 2022
Zëdhënësja e Komisionit të BE-së konsideron se vendimi për t’ia hequr vizat Kosovës është i vonuar

Zëdhënësja e Komisionit të BE-së konsideron se vendimi për t’ia hequr vizat Kosovës është i vonuar

30 Qershor, 2022
VIDEO/Vërshimet pamundësojnë kalimin në rrugë, policia u del në ndihmë qytetarëve

VIDEO/Vërshimet pamundësojnë kalimin në rrugë, policia u del në ndihmë qytetarëve

30 Qershor, 2022
Elbasan/Thyen arrestin shtëpiak, arrestohet 39-vjeçari

Lekët e shezlongeve mollë sherri, kamarieri hyn në konflikt me pushuesit

30 Qershor, 2022
Fol Drejt
E premte, 1 Korrik, 2022
Kontakt
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH
No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result

Opinion: Afganistani duhet të jetë një mësim

2 vjet më parë
in BOTA, LAJME, TË FUNDIT
Koha e leximit: 3 minuta lexim

Fillimi » Opinion: Afganistani duhet të jetë një mësim

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Presidenti Donald Trump u ka premtuar bashkatdhetarëve të tij t’u japë fund “luftërave të përjetshme” të Amerikës. Misioni më i shtrenjtë dhe më i gjatë nga misionet në vazhdim është ai në Afganistan. Ai do të hyjë në vitin e njëzetë në dhjetor dhe u ka kushtuar jetën e më shumë se 2.000 ushtarëve amerikanë dhe qindra miliarda dollarë taksapaguesve. Trumpi dëshiron – me përjashtim ndoshta të qëndrimit me një prani mjaft simbolike – të dalë nga Afganistani. Pa u konsultuar me aleatët e tij të NATO-s, ai po tërheq gjithnjë e më shumë ushtarë amerikanë dhe mbështet në këmbim negociata paqeje brenda Afganistanit me ish armikun e tij, Talibanët. A do të kenë sukses këto negociata dhe çfarë roli do të luajnë Talibanët dhe ideologjia e tyre islamike në të ardhmen duket se së paku për Trumpin është dytësore.

Qëllimi fillestar i operacionit ishte të thahej burimi i dyshuar i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 kundër Talibanëve që sundonin atëherë në Afganistan. Gjermania u bind menjëherë si një aleate. Dhe Ministri i Mbrojtjes, Peter Struck dukej se shpalli në dhjetor 2002 një lloj doktrine të re ushtarake gjermane : “Siguria e Republikës Federale të Gjermanisë mbrohet edhe në Hindukush”. Synim më të lartë misioni ushtarak mori vetëm sepse Perëndimi pretendoi ta kthejë Afganistanin në një demokraci. Kjo i shitej mirë një publiku kritik ndaj ushtrisë, veçanërisht në Gjermani.

Lexoni edhe..

Protestë para Ministrisë së Infrastrukturës, kërkohet heqja e kombi-busëve ilegalë në Vushtrri e Mitrovicë

Kuvendi vazhdon punimet edhe sot, shkarkimi i bordit të ZRrE-së kërkesa kryesore

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rekord deziluzionues

Që në përvjetorin e dhjetë të operacionit, në vitin 2011, megjithatë, ish-inspektori i përgjithshëm i Bundeswehrit, Harald Kujat, deklaroi në një intervistë me “Mitteldeutsche Zeitung” se Gjermania kishte dashur të tregonte solidaritet me Shtetet e Bashkuara me përfshirjen e Bundeswehrit. “Por po të marrësh si pikë referimi qëllimin e stabilizimit të një vendi dhe një rajoni, atëherë ky mision ka dështuar.” Ky vlerësim nuk ka ndryshuar deri sot.

Përsa i përket zhvillimeve politike në vend, eksperti i mbrojtjes i SPD Fritz Felgentreu deklaroi shkurtimisht në fund të gushtit të këtij viti se Afganistani “nuk është bërë një shtet kushtetues demokratik”. Felgentreu tha se nuk ishte “një zbulim i ri se shkeljet e të drejtave të njeriut dhe korrupsioni janë përhapur në Afganistan, duke përfshirë edhe anën e qeverisë”. Askush me pozitë të lartë nuk e ka kundërshtuar këtë.

Kërcënimi global terrorist që buroi nga Afganistani në 2001 është shmangur, të paktën për momentin. Por qëllimet e stabilizimit dhe demokratizimit nuk u arritën. Me tërheqjen e ngadaltë të trupave perëndimore, ato praktikisht braktisen.

Christoph HasselbachChristoph Hasselbach

Rezistojini tundimit

Bundeswehri gjithashtu pagoi një çmim të lartë: gati 60 ushtarë të vrarë dhe kosto zyrtarisht prej 12 ose 16 miliardë eurosh – në varësi të faktit nëse llogarit vetëm shpenzimet e pastra ushtarake.

Mësimi më i rëndësishëm nga Afganistani është një mësim shumë themelor: pretendimi për të ndërtuar një demokraci në vend sipas standardeve perëndimore ishte plotësisht i tepruar. Ky mësim shkon përtej Afganistanit. Në vitin 2003, dy vjet pas fillimit të ndërhyrjes në Afganistan, Presidenti George W. Bush e pa veten në Irak jo vetëm në një mision ushtarak, por edhe në një mision demokratik – me pasojat e njohura. Për fat të mirë, Gjermania nuk mori pjesë. Kur kërkohet një strategji kundër Sirisë, shtrohet në mënyrë të përsëritur çështja e ndërhyrjes që duhet t’i japë fund luftës civile dhe më pas të sjellë demokracinë. Dhe nganjëherë ka zëra të tillë edhe në lidhje me Libinë.

Në çdo rast të veçantë ekziston një tundim i madh për ta vendosur pretendimin moral të eksportit të vlerave mbi realizmin. Por nëse ka një gjë për të cilën të mëson Afganistani, ajo është ndjenja e realitetit.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Turqia fillon në qytetin Siirt operacionin antiterrorist “Yıldırım-11 Herekol”

Lajmi tjetër

Edhe një shtet tjetër arab njeh Izraelin

Të ngjajshme

Protestë para Ministrisë së Infrastrukturës, kërkohet heqja e kombi-busëve ilegalë në Vushtrri e Mitrovicë
LAJME

Protestë para Ministrisë së Infrastrukturës, kërkohet heqja e kombi-busëve ilegalë në Vushtrri e Mitrovicë

1 Korrik, 2022
Nuk shkon tutje rezoluta e LDK-së që parashihte ulje të TVSH-së, akcizës për naftë dhe produkteve elementare
LAJME

Kuvendi vazhdon punimet edhe sot, shkarkimi i bordit të ZRrE-së kërkesa kryesore

1 Korrik, 2022
Erdogan i ashpër me zjarrndezësit, propozon dënim me vdekje
LAJME

Erdoğan tregon rëndësinë e Türkiye-s për të ardhmen e NATO-s

1 Korrik, 2022
Dita e sotme sjell temperatura të larta gjer në 34 gradë, Instituti kërkon të shmangen rrezet e diellit
LAJME

Dita e sotme sjell temperatura të larta gjer në 34 gradë, Instituti kërkon të shmangen rrezet e diellit

1 Korrik, 2022
Kina e quan strategjinë e NATO-s të papërgjegjshme
LAJME

Kina e quan strategjinë e NATO-s të papërgjegjshme

30 Qershor, 2022
Sulm me thikë, mbesin të plagosur katër persona
LAJME

Përplasen me thika dy të mitur, njëri plagoset rëndë, përfundon në spital

30 Qershor, 2022
Shfaq më shumë
FolDrejt Logo PDF (2-01

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Lajmet më të lexuara

  • U futën si klientë në dyqan, i presin kokën pronarit dhe e postojnë në internet

    U futën si klientë në dyqan, i presin kokën pronarit dhe e postojnë në internet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • STAMBOLLI, NJË RRËMUJË E BUKUR (Foto/ Video)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pacienti gjuan me armë zjarri, polici e vret në vetëmbrojtje

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • AKTUALE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • MEDIAT NDËRKOMBËTARE
  • KULTURË
  • SPORT
No Result
View All Result
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM