fbpx
Fol Drejt
E shtunë, 1 Prill, 2023
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
    • MAQEDONIA VERIORE
    • DIASPORË
    • RAJON
    • BOTA

    Berjani për çmimet e derivateve: Këto çmime i kemi pasur edhe para tri viteve

    Prindërit të mllefosur me heqjen e pushimit pranveror: Fëmijët kanë të drejta!

    IOC kritikon thirrjen e Ukrainës për bojkotimin e Lojërave Olimpike

    Dhjetë aeroplanë kinezë fluturojnë mbi vijën qendrore të ngushticës së Tajvanit

    Presidentja Osmani përkujton 24-vjetorin e Masakrës së Lubeniqit

    Ursula von der Leyen kandidon për kreun e ri të NATO-s, Britania nuk e mbështet

    15 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

    Mehaj bën ftesë për pjesëmarrje në marshin e nesërm: Pastërtisë së luftës sonë nuk mund t’i vë njolla askush

    Xi Jinping: Marrëdhëniet me Singaporin vendosin një pikë referimi për rajonin

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Çfarë tha Kryeministri Kurti për rritjen e çmimeve të produkteve bazë?

    Përplasen ekonomistët, Hoti “e cilëson” Muratin naiv

    ATK bën të ditur se i ka anuluar disa vërtetime tatimore të gjeneruara online

    3.1 milion më pak se shkurtin e kaluar prodhime serbe në tregun e Kosovës

    Shpallet tenderi për dizajnimin dhe ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

    Alarmante! Trusti humbi rreth 60 milionë euro, pas trendit të rënies së aksioneve

    Christine Lagarde: Inflacioni në Eurozonë është ende shumë i lartë

    Nesër në Herticë të Podujevës aktiviteti për të shënuar “një ndër arritjet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë/ Projektit KODE”

    “Mos e rrezikoni agjërimin me prodhime serbe”

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • LETËR
    • SKENË
    • FILM
    • ARTE TË TJERA
    • HISTORI

    Agjërimi i Hafiz Sabri Koçit në burgjet e Shqipërisë komuniste

    10 gjuhët më të vjetra në botë, që fliten ende sot

    Publikohet lista e serialeve më të mira të animuara të të gjitha kohërave

    46 vjet më parë, ka ndodhur përplasja më e madhe e avionit: 583 persona kishin përfunduar të vdekur

    MKRS ndan sot çmimet vjetore për teatër

    Përkujtohet Operacioni i Forcave Aleate të NATO-s, kundër mbrojtjes ajrore të Serbisë

    Arkeologët zbuluan “qytetin më të vjetër të perlave” në Gjirin Persik, ku jetonin mijëra njerëz

    Topanica i reagon antropologut Canolli: Shatërvani nuk është tjetërsuar

    Protestë me letër të bardhë…

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Manchester City përballet me një pengesë të madhe në garën për Rafael Leãon

    Liverpool përballet me konkurrencë nga Real Madrid për Mount

    Real Madridi synon të blejë Paulo Dybalan

    Kaq duhet të paguajë Arsenali për të nënshkruar me Raphinhan

    PSG e dëshpëruar për të vazhduar kontratën e Messit

    Arteta dëshiron të nënshkruajë me Ansu Fati

    Ten Hag dëshiron qëndrimin e Rashfordit dhe de Geas

    Felix: Nuk e di nëse do të qëndroj te Chelsea

    Lista e trajnerëve më të paguar në futboll

  • LËMSH
    • All
    • Kuriozitete
    • KËNDI I HUMORIT
    • SHOWBIZ

    Gjashtë gjëra që mund të bëjmë çdo ditë për ta bërë fëmijën tonë më të pavarur

    Cila pjesë e ditës është më stresuese?

    Terapistja: Këto janë shenjat që zbulojnë një baba “toksik” dhe që ndikon negativisht në zhvillimin e fëmijës

    Dëshmia e papagallit për vrasje dënon dy persona me burgim të përjetshëm

    Pse vendet mendojnë se firmat kineze të teknologjisë janë një rrezik sigurie?

    Një grua kanadeze 80-vjeçare thyen rekord botëror në dhurimin e gjakut, dhuroi gjithsej 203 njësi

    Porosia e Ramazanit e hafiz Sulejman Bugarit për vitin 2023: Ta ripërtërijmë besën!

    Anthofobia – çfarë e shkakton dhe si trajtohet?

    Video/ Befasi e këndshme nga aktorja kosovare, shfaqet me mbulesë në televizion, thotë se po ndihet mirë

  • LIFESTYLE
    • All
    • Shëndeti
    • Receta

    Pija më e mirë për hidratim nuk është uji?

    Disa ushtrime për trurin, të thjeshta por me efekt të jashtëzakonshëm

    Shtatë zakonet më të këqija që qëndrojnë mes nesh dhe një barku të sheshtë

    Buka e thekur mund të jetë e rrezikshme për shëndetin

    A duhet të konsumoni ushqim para analizave?

    Ekspertët: Këto ushqime do të na bëjnë edhe më të uritur

    Largoni bakteret me anë të këtyre dy ushqimeve

    Efekti i kafesë në shëndet është i ndërlikuar, nuk do t’i bëjë asgjë zemrës, por ndikon në shumë aspekte të tjera

    Personat që pinë kafe bëjnë më shumë lëvizje fizike, por flenë më pak

No Result
View All Result
Fol Drejt
Home KRYESORE

Opinion: Përjashtimi i myslimanëve nxit radikalizimin

2 vjet më parë
in KRYESORE, OP/ED, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Waslat Hasrat-Nazimi

“Islami duhet të iluminohet!” Këtë e theksonte mësuesi im i sportit me gishtin e ngritur para fytyrës. Në sallën e sportit sundonin zhurmat, e në një kohë që klasa vazhdonte të bënte ushtrime, ai më veçoi nga grupi për të më mbajtur një monolog mbi islamin në Europë. Ai nuk njihej për biseda të thella teologjike. Por nuk ishte sekret, që ai ishte një i krishterë i bindur. “Vetëm përmes iluminizmit, si tek ne të krishterët, mundet që myslimanët në Gjermani të integrohen si duhet”, vazhdoi ai. Përpiqesha t’i thoja, se ky krahasim nuk mund të bëhet dot kaq thjesht, por ai nuk më dëgjonte, dhe mua më mbetej të tundja kokën pa fjalë.

Lexoni edhe..

Murati: Miratuam projektligjin nga i cili tatimpaguesit përfitojnë zbritje të faturave të vitit 2023 deri në 100 euro

Qeveria miraton projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, merr dhe tre vendime tjera

Porosit Web Porosit Web

Sot më lidh pak me atë 15-vjeçaren e dikurshme, por debatet për gjoja mungesën e iluminizmit në islam nuk kanë ndryshuar që nga rinia ime. Shamia e kokës, shoqëritë paralele, mësimi i notit, minareja apo rrethprerja – rregullisht këto tema vazhdojnë të diskutohen. Kështu ne qartësisht rrotullohemi në një rreth vicioz, sepse politika ende edhe sot nuk e ka gjetur zgjidhjen për “çështjen e islamit”. Nëse ndodh një akt terrorist i tmerrshëm, theksohet menjëherë nevoja e diskutimit, gjatë të cilit tregohen me gisht myslimanët, pastaj kalon një kohë, kjo temë zbehet, deri sa historia fillon nga e para në një moment tjetër.

Të dëgjohet në vend të jepet mend

Në këto diskutime, ku flitet për rrezikun e islamizmit dhe islamit vetë myslimanët nuk janë edhe aq prezentë. Flitet për ta, por rrallë me ta. Si mësuesi im, që as nuk ishte i interesuar për mendimin tim, dhe me pohimet e tij në mënyrë jo të drejtpërdrejtë donte të thoshte, se as unë nuk isha e integruar si duhet në shoqërinë gjermane. Në të njëjtën mënyrë i trajton shoqëria shumicë myslimanët deri më sot, në atë që ajo kërkon të praktikohet një islam liberal, që është i pajtueshëm “me vlerat gjermane”. Me këtë implikohet, që kjo është e mundur, vetëm nëse besimi mysliman nuk praktikohet në mënyrë të dukshme.

Që shumica e bashkësisë myslimane në Gjermani është liberale dhe refuzon çdo lloj dhune, kjo është e rangut të dytë. Studiuesit e islamit si edhe një sërë organizatash islame dhe shoqatash përpiqen prej vitesh të zhvillojnë një debat konstruktiv për islamin. Por në vend që t’u vihet veshi atyre, politika humbet nëpër deklarata boshe dhe sipërfaqësore ose u bën temena partive djathtiste. Prandaj nuk është e habitshme, që nocione si „islami politik”, “xhihadizmi” apo “fundamentalizmi” përdoren si sinonime, megjithëse nuk janë të tilla.

Mos ia lini fushëbetejën islamistëve

Në të gjithë botën, të mos harrojmë që janë më shumë myslimanët që janë viktima të atentateve islamiste. Lufta kundër islamizmit është për këtë arsye një luftë e përbashkët e myslimanëve dhe jo-myslimanëve. Për këtë është e rëndësishme që të dyja palët të komunikojnë dhe të afrohen me njëra-tjetrën. Por nëse shumica e myslimanëve liberalë për shkak të zhgënjimit nuk e ngre më zërin, kujt do t’ia lemë fushëbetejën? Sepse është pikërisht kjo përçarje që po futet në mesin e shoqërisë, nga e cila islamistët e marrin fuqinë e tyre dhe i çon disa të rinj tek ata. Kjo është sigurisht e thënë në mënyrë shumë të thjeshtëzuar, por realisht ka një shkak-pasojë të arsyeve të ndryshme, pse islamizmi në Europë ka ende fuqi tërheqëse, sidomos për djemtë e rinj. Por fakti i thjeshtë, se dikush mban një shami koke, nuk shkon në mësimin e notit, apo është i bërë synet, definitivisht, nuk është asnjë anga këto arsye.

Waslat Hasrat-Nazimi (Fahim Farooq )Waslat Hasrat-Nazimi

Dyshimi i përgjithshëm do të thotë refuzim

Nëse shoqëria i sheh me dyshim myslimanët, e vetëm për shkak të praktikimit të fesë i sheh si radikalë, atëherë ajo i refuzon ata në të njëjtën kohë dhe e vë në dyshim të drejtën e tyre për praktikim të lirë të fesë në Europën qendrore. A është pjesë e vlerave tona, kur myslimanët stigmatizohen? Si shpjegohet në mënyrë logjike, që qeveritë europiane i shpallin luftë islamistëve, por në të njëjtën kohë u japin armë regjimeve islamiste dhe bëjnë tregti me ta? Ku mbeten këtu parimet e iluminizmit dhe racionalitetit?

Nëse duam t’i dalë ballë islamizmit, duhet që të komunikojmë si të barabartë me myslimanët, në vend që t’u dalim përballë me gishtin e ngritur – që për ironi është një simbol islam për unitetin e zotit. E përveç kësaj, dihet, se kush tregon gjithmonë me njërin gisht të tjerët, i ka drejtuar tre gishta tek vetja.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Kosova mposhtet në Sllovenia

Lajmi tjetër

Shkencëtari turk Sahin: Ja kur kthehet jeta normale

Të ngjajshme

KRYESORE

Murati: Miratuam projektligjin nga i cili tatimpaguesit përfitojnë zbritje të faturave të vitit 2023 deri në 100 euro

31 Mars, 2023
KOSOVË

Qeveria miraton projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, merr dhe tre vendime tjera

31 Mars, 2023
KRYESORE

Kryeministri Kurti vizitoi udhëheqësen e shoqatës “Thirrjet e nënave”, Nesrete Kumnovën

31 Mars, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM