Kuvendi i Kosovës sot po mban seancë.
Që në fillim opozita paralajmëroi se nuk do të qëndrojnë në seancë, përcjell Fol Drejt.
Arsyetimi i opozitës për largimin nga salla është koeficienti, për të[ cilin ata deklaruan se nuk është bërë asnjë zgjidhje për qytetarët e Kosovës. për sektorin publik.
“Si grup parlamentar kërkojmë nga qeveria e Kosovës që ta rishqyrtojë edhe njëherë këtë çështje, sepse e thellon edhe më shumë krizën tonë”, tha Abelard Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës.
“Nuk është normale që kështu të filloj seanca dhe nuk mendoj se duhet të vazhdohet kjo seancë, mos na konsideroni si pjesë të kuorumit për këtë seancë”, deklaroi tutje Arben Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Njëjtë ka vepruar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa në sallë kanë mbetur vetëm deputetët e pozitës./FolDrejt/