Në Zvicër ka ndodhur një rast i çuditshëm. Për shkak se Orhan E. (22) nga Schaffhauser e përshëndeti një shok me “Allahu Ekber” ai është gjobitur me 210 franga. Për 22 vjeçarin është një shembull i qartë diskriminimi, shkruan 20min.ch.
Ngjarja ka ndodhur në gusht 2018 dhe arsyetimi i policisë ka qenë se kjo shprehje ka shkaktuar zemërim publik. 22 vjeçari duhet të ketë përshëndetur më zë të lartë dhe të qartë fjalën “Allahu Ekber”.
“Fllimisht më thirri polici dhe më pyeti se çfarë mendoja me atë fjalë,” thotë Orhani. “Unë i sqarova se ‹Allahu Ekber› e përdorim shpesh ne muslimanët për falenderim, thuajse në çdo fjalë të dytë,” vijoi Orhani i cili ka origjinë turke. “Fjala vjen, kur është koha e bukur ne themi Allahu Ekber. Me këtë ne duam të theksojmë diçka që e ndjejmë si pozitive.”
Shumë zviceranë mendojnë se kjo gjobë duket e ekzagjeruar./Foldrejt.com