Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me homologun e saj malazez, Milo Gjukanoviq, ka thënë se e ardhmja e të dy vendeve është në Bashkimin Evropian, shkruan Fol Drejt.
“E ardhmja e vendeve tona është në Bashkimin Evropian dhe së bashku do të punojmë për të realizuar këtë synim të qartë.”, shkroi Osmani në Facebook.
Tutje, ajo tha se së bashku me Presidentin Gjukanoviq ka diskutuar për rëndësinë e koordinimit të përbashkët për ta forcuar partneritetin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe fuqizimin e përpjekjeve kundër tendencave anti-demokratike dhe destabilizuese në rajon.
“Raportet në mes të vendeve tona janë të ndërtuara mbi frymën e respektit të ndërsjelltë, bashkëpunimit dhe përkushtimit të dyanshëm për të ardhmen tonë të euroatlantike.”, tha në fund Osmani. /FolDrejt/