E premte, 26 Prill, 2024

PACOLLI TREGON TË VËRTETËN PËR TAKIMIN ME KRYEMINISTRIN MAROKEN

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka demantuar kryeministrin e Marokut, Saadedine Othmani, i cili përmes Twitterit tha se gjatë pushimit me delegacionin e tij, “një zotëri nga Kosova u imponua me prezencën e tij”, duke thënë se për këtë takim kishin akordim të plotë me shkrim.

“E vërteta me kryeministrin e Marokut është ndryshe nga ajo e reflektuar nga disa mediume kosovare. Unë dje kisha takim të akorduar, me shkrim, me kryeministrin, (shifni poshtë). Ne e pyesim, via sms, kryeministrin: “A ka diçka të re? Një takim i shkurte 5 min?” Përgjigja e kryeministrit maroken:  “Tani jam në ndërtesën e Kombeve te Bashkuara, ulur përballë sallës së konferencave nr. 4, nëse ke kohe mund të takohemi”, shkruan Pacolli në Facebook.

Lexoni edhe..

Ndryshe, kryeministri i Marokut, Saadedine Othmani, kishte reaguar pas postimit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli se ka pasur takim të rëndësishëm me të.

Ai në një postim në Twitter shkruan se “një zotëri nga Kosova u imponua me prezencën e tij”.

“Ne nuk kemi diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe as për vendosjen e kontakteve. Maroku nuk e njeh Kosovën dhe nuk ka marrëdhënie me të”, kishte thënë Othmani.

Të ngjajshme