Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka theksuar se Ujmani është pronë që i takon Kosovës, është pasuri e Kosovës, që nuk do të negociohet.
“Ujmani është pronë që i takon Kosovës, është pasuri e Kosovës, ashtu siç nuk do të ketë tërheqje nga asnjë metër e territorit të Kosovës, ashtu do të ndodhë edhe me Ujmanin, është çështje e panegociueshme”, ka shkruar pacolli në Facebook