Partia kryesore opozitare e Pakistanit, Lëvizja për Drejtësi e Pakistanit (PTI), e udhëhequr nga ish-kryeministri pakistanez Imran Khan, shpërndau sot parlamentin lokal në provincën e Khyber Pakhtunkhwa, duke rritur presionin ndaj qeverisë për të thirrur zgjedhje të parakohshme parlamentare në të gjithë vendin.
Guvernatori i Kiber Pakhtunkhwa Ghulam Ali tha se ai pranoi dorëheqjen e qeverisë lokale, duke shtuar se ai “nuk kishte alternativë tjetër”.
Tri ditë më parë, PTI shpërndau edhe parlamentin lokal në provincën e Punjabit, ku ishte në pushtet, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.