Poezi nga Muhmud Dervish
Për dy duart; gurin dhe temjanin.
Ahmadit, harruar mes dy fluturash.
Retë ikën dhe më lanë të pastrehë,
Malet hoqën mantelin e tyre për të më mbuluar.
…që nga rrjedha e plagës së vjetër
Deri në konturet e tokës nga ku unë depërtoj
vitet shënuan ndarjen e detit nga qytetet
që u bënë hi,
dhe unë isha vetëm.
Oh, vetëm?
Përsëri vetëm.
Dhe Ahmadi
mes dy plumbave,
i dëbuari përtej detit.
Një kamp rritet dhe u jep jetë luftëtarëve e
thimjanit.
Një krah bëhet i fortë në harresë.
kujtimet vijnë nga trenat e ikur,
nga hekurudhat që janë bosh nga pritjet
dhe nga jaseminat.
Në makina,
nëpër dete,
në netët e vetmisë në qelinë e vogël të burgut,
në kërkimin e së vërtetës gjendej zbulimi i vetvetes.
Në çdo gjë Ahmadi gjeti të kundërtën e asaj që kërkonte.
Për njëzet vjet ai pyeti.
Për njëzet vjet ai kërkoi.
Për njëzet vjet… ndërkohë që nëna i dha
jetën vetëm në një çast nëpër gjethet e bananeve,
u nda për të kërkuar veten dhe ngeci në vullkan.
Retë u larguan dhe më lanë të pastrehë.
Malet hoqën mantelin e tyre për të më mbuluar.
- Jam Ahmadi, arabi, – tha ai, – jam
Plumbat, portokallet dhe kujtimet.