Drejtor për çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, në një intervistë për televizionin boshnjak “Federalna” në Sarajevë ka përmendur edhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Ai ka qenë edhe konkret, duke theksuar se “Shkupi do mund të jetë anëtare e plotë gjatë 2020”, shkruan foldrejt.com.
Poashtu Palmer theksoi se NATO është e nevojshme për gjithë Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu Serbia, e cila ka zgjedhur të jetë vend neutral, nuk është anti-NATO por bile ka bashkëpunime të ndërsjellta.