Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe ambasadën e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë organizon panel diskutim që do të fokusohet në rolin e NATO-s për vendin tonë, dobitë që i siguron anëtarësimi në NATO, si dhe sugjerimi i përvojës sllovene, sfidat dhe dobitë nga aderimi i tyre në NATO.
Kjo ngjarje është në kornizat e vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Sllovenisë, Karl Erjavec.
Me këtë ngjarje do të shënohet edhe marrja e rolit të Republikës së Sllovenisë me të cilën ata bëhen ambasada e kontaktit e NATO-s për Republikën e Maqedonisë.