Nga një panik i masësh në një diskotekë pranë qytetit port Ancona, kanë mbetur të vdekur gjashtë persona, kurse mbi 100 persona mbetën të plagosur, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Ata kishin shkuar të dëgjonin raperin Sfera Ebbasta, ku papritur shpërtheu në ajër një gaz. Panika e momentit solli tragjedinë gjatë arratisjes, shkruan foldrejt.com.
“Ishim duke kërcyer kur nuhatëm një erë djegëse. Donim që të dilnim por daljet e emergjencës ishin të bllokuara. Kaluam nga ana tjetër dhe u shtypëm me njëri-tjetrin. Një djalë mbeti poshtë”, rrëfen një 16-vjeçar i plagosur.