Dje e kritikoi ish kryeministrin Nikola Gruevski për ikjen e tij nga Maqedonia, kurse sot (e mërkurë) është arrestuar dhe më pas paraburgosur ish ministri i transportit Mile Janakievski, shkruan foldrejt.com. Gjithashtu është arrestuar edhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Kiril Bozhinovski, dhe janë dërguar në burgun e Shutkës.
Të dy personat janë të akuzuar në disa raste nga Prokuroria Speciale Publike, si në rastin “Talir” dhe “Titanik”.
Para disa kohësh Janakievskit i ishte refuzuar viza për në SHBA dhe ju sekuestrua pasaporta./Foldrejt.com