Sipas dëshirës së Komisionit të BE euroja duhet të luajë një rol qendror botëror, shkruan “FAZ.net”. Kjo u bë e ditur gjatë takimit të përfaqësuesve të lartë europian në Bruksel.
“Euroja duhet të jetë pesha politike, ekonomike dhe financiare e eurozonës,” tha komisioner i BE, Valdis Dombrovskis. Pavarësisht se euroja është 20 vjeçare, ajo është kthyer në paranë monetare të dytë më të vlefshme në botë – pas dollarit.
Ata kërkojnë një përforcim të monedhës euro dhe që shtetet europiane të përdorin më shumë atë në tregjet ndërkombëtare – mbi të gjitha në sektorin energjitik dhe sektorin e transportit, përcjell foldrejt.com.
Ndodh shpesh që shtetet europiane blerjet i kryejnë në euro, por biznese private përdorin akoma dollarin me shtetet e treta.
Euroja është monedha zyrtare e 19 shteteve dhe 340 milion banorëve. Rreth 20 përqind e rezervave të përgjithshme monetare në bankat qendrore janë në euro./Foldrejt.com