Bankomatet në të gjithë botën ndodhen përball një kërcënimi hakerash dhe pritet qe miliona të zhduken nga llogaritë.
Ky është paralajmërimi i dhënë nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në një lidhje të besueshme me bankat dhe është publikuar nga eksperti Brian Krebs.
Sipas FBI-së, paralajmërimi u është dërguar bankave ndërkombëtare të premten duke thënë se hakerët po përgatisin një sulm masiv në ATM-të botërore në ditët në vijim. Raporti thotë që FBI ka mbledhur prova që tregojnë se hakerët po planifikojnë të nisin një mashtrim botëror në ATM.
Analistët kanë paralajmëruar bankierët të ngrënë një skemë të koordinuar mirë botërore të quajtur “ATM Cash-Out”. Mesa duket kriminelët e internetit po planifikojnë të vjedhin procesorin brenda ATM-së dhe të përdorin “klon kartela” në ATM-të në mbarë botën duke vjedhur miliona brenda disa orëve
Më të prekura do të jenë bankat e vogla, të cilat nuk i kanë pajisjet të rregulluara sipas standardeve më të fundit të sigurisë.