Parlamenti i Danimarkës miratoi sot një ligj që ndalon djegien e kopjeve të Kuranit në vende publike, pasi protestat e anëtarëve të kombeve myslimane për djegien e librit të shenjtë islamik ngritën shqetësime, raporton Reuters.
Më 27 tetor, qeveria daneze propozoi miratimin e një projektligji të amenduar që do ta bënte djegien e kopjeve të Kuranit në vende publike të dënueshme me ligj.
Ministri danez i Drejtësisë Peter Humelgaard tha në atë kohë se ishte e rëndësishme që projektligji të ishte shumë i saktë dhe se projektligji ishte përshtatur në bazë të konsultimit me policinë dhe për shkak të frikës se versioni origjinal i ligjit do të ishte shumë i vështirë për t’u zbatuar në praktikë. /FolDrejt/