Parlamenti në Maqedonisë ka votuar në favor të heqjes së imunitetit të ish-kryeministrit dhe ish-udhëheqësit të VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski, i cili ka ikur në Hungari për të shmangur një dënim dyvjeçar për sjellje të pahijshme zyrtare dhe keqprdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës që ishte në detyrë.
62 deputetë votuan për heqjen e imunitetit, ndërsa deputetët e VMRO-DPMNE-s nuk morën pjesë në votim.
Deputetët vepruan në përputhje me kërkesën e bërë nga Gjykata Penale, e cila ka dënuar ish-kryeministrin me dy vjet burg. Megjithatë, ish-kryeministri është tani në Hungari ku i është dhënë azili. /Ibna/