Kabineti qeveritar i Maqedonisë ka parovuar të premten katër amandamente kushtetuese të kërkuara nga Greqia për të zgjidhur përfundimisht kontestin e emrin prej gati tre dekadash.
Mes amandamenteve është edhe ndryshimi i emrit të shtetit nga “republika e Maqedonisë” në “Republikën e Maqedonisë së Veriut”, sipas Marrëveshjes së Prespës të nënshkruar në 2 qershor, shkruan foldrejt.com.
“Amendamenti i parë ka të bëjë me ndryshimin emrit të Maqedonisë me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. Amendamenti i dytë ka të bëjë me futjen e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe mendoj se ky vendim është korrekt, ndërkaq amendamenti i tretë thotë se Republika e Maqedonisë do ta respektojë integritetin territorial të shteteve tjera. Me amendamentin e katërt mbrohet popullata e Maqedonisë që jeton jashtë vendit, pa u përzier në punët e brendshme të shteteve përkatëse (jo irrendentizmit)”, tha kryeministri pro-europian Zoran Zaev.
Në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë fjalët “vendimet e KAKÇM-së” ndërrohen me fjalët“ Shpallja nga mbledhja e parë e KAÇKM-së deri te populli maqedonas për mbajtjen e mbledhjes së KAKÇM-së”, pa fjalës “vit”, shtohen fjalët “dhe të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit”, ndërkaq fshihen fjalët “kanë vendosur të”.