Parlamenti suedez miratoi sot me shumicë dërrmuese ligjin që i mundëson atij shteti të anëtarësohet në NATO, për të cilin është ende e nevojshme që pranimi i tij të ratifikohet nga të 30 anëtarët e asaj aleance ushtarake.
Miratimi i ligjit ishte pengesa e fundit e brendshme në rrugën e Suedisë drejt NATO-s, raporton Reuters.
Gjashtë nga tetë partitë e përfaqësuara në parlament ishin pro anëtarësimit në NATO dhe vetë akti i votimit, i cili pasoi një debat gati shtatë orësh, u konsiderua si formalitet./FolDrejt/