Ashtu siç edhe pritej, partia më e madhe opozitare greke Nia Demoktratia, ka kundërshtuar që të mbështesë Marrëveshjen e Prespës, që zgjidh kontestin disa dekadash mes Shkupit dhe Athinës.
“Nia Demokratia ka një pozicion shumë konkret. Nuk do të votojmë për ratifikimin e marrëveshjes në parlamentin e tanishëm. Ne nuk do të votojmë për ratifikimin e marrëveshjes as në parlamentin e ardhshëm, ku siç duket, ne do të jemi shumicë”, thotë zëdhënësja e partisë së djathtë greke, Marina Spiraki, duke shtuar se “gjithçka tjetër lidhet me përgjegjësinë e partive të tjera”.
Sipas anketave Greqia do ketë ndryshim të qeverive në zgjedhjet e ardhshme në tetor 2019. Nia Demokratia po mundohet të përfitojë politikësht nga çështja maqedonase dhe nuk ka rënë pre as e presioneve të Partive Popullore të Europës, që i kanë kërkuar të nënshkruajnë marrëveshjen./Foldrejt.com