Katër astronautë u kthyen me sukses në Tokë këtë mëngjes pas një qëndrimi gjashtë mujor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), dhe kapsula Spacex u ul në sipërfaqen e Atlantikut në brigjet e shtetit amerikan të Floridës.
Astronautët e NASA-s Steven Bowen dhe Warren Woody Hoburg, rusët Andrey Fedyaev dhe Sulltan al-Nejadi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili është astronauti i parë nga vendet arabe që kaloi një kohë të gjatë në orbitë, janë astronautët që u kthyen sërish në tokë./FolDrejt/