Ju mund të mendoni se Instagram është krijuar vetëm për argëtim – për postim të fotografive dhe videove të përditshme.
Por, për Mark Zuckerberg, Instagram është një thes i madh me para.
Tani është konfirmuar se aplikacioni në pronësi të Facebook do të bëhet edhe më i mërzitshëm për njerëzit, transmeton Gazeta Express.
Facebook ka në plan që të shfaq edhe më shumë reklama në rrjetin social. Në një konferencë me analistë, shefi i zyrës operative Sheryl Sandberg tha:
“KUR FLASIM PËR INSTAGRAM, NE SHOHIM MUNDËSI TË MADHE: 25 MILIONË PROFILE BIZNESI DHE 2 MILIONË REKLAMA”.
Kjo do të thotë se reklamat do të shfaqen më shumë edhe në storjet e aplikacionit