Duket një ndryshim qeverish po ndodhin në Ballkanin Perëndimor. Pasi PDK humbi pushtetin në Kosovë, MIlo Gjukanoviq në Malin e Zi, një ndryshim po vjen edhe në Bosnjë e Hercegovinë – ku forcat tradicionale nacionaliste kanë humbur dy kryeqendrat të tyre: Sarajevën dhe Banja Lukën, informon foldrejt.com.
Partia e Bekir Izetbekoviq, e cila ka mbetur e pareformuar prej vitesh ka humbur trefish më shumë në qendrën e Sarajevës kundrejt Nasa Stranka, Srdan Mandic. Ky i fundit nuk ka emër musliman, duke treguar Sarajeva i kthehet “Vëllazërim Bashkimit”, duke mos votuar për partitë etnike/fetare.
Poashtu edhe në dy komunat e Sarajevës, Stari Grad dhe Ilidza kanë humbur kandidatët e partisë së Izetbegovic. Ky i fundit ka folur për komplot kundër partisë së tij.
Interesant është se edhe në Banja Lukë ka humbur kandidati i Milorad Dodik, ku kryetar i ardhshëm është 27 vjeçari ekonomist Drashko Stanivukovic. Edhepse ky i fundit vlen si nacionalist serb, përsëri duket një goditje e rëndë për Dodikun që humb kryeqytetin e serbëve në Banja Lukë pas shumë vitesh./Foldrejt.com