Pak kohë më parë në portalin foldrejt.com mund të lexonit një shkrim te një agjencie turistike zvicerane që tregonte se banorët helvetë po interesohen gjithmonë e më tepër për të vizituar Shqipërinë. Tashmë vlen edhe gjermanët.
“Është koha e duhur për të menduar për pushimet e radhës! Por cilat janë tendencat aktuale të pushuesve gjermane?”, shkruan fillimisht wn.de.
Për 2019 shumica e gjermanëve kanë rezervuar në Spanjë, Itali, Francë, Austri dhe Greqi, kurse interesante është se një e treta e gjermanëve kanë menduar që pushimet ti kryejnë në mëmëdheun e tyre.
Por rritje të trendit në 2019 për gjermnët vërehet në Turqi, Egjipt dhe Tunizi – ku gjatë vitit paraprak u shmangën nga turistët.
Për shkak të çmimeve të lira, ofertave të mira, mikpritjes interes për gjermanët shfaqin edhe vende si Shqipëria dhe Mali i Zi. Në këto dy vende krahas rivierës së mrekullueshme mund të shijosh edhe parqet kombëtare dhe alpet./Foldrejt.com