Fol Drejt
E martë, 20 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Pashallarë të kuq dhe blu: mbi islamizimin me dhunë të armikut në diskursin publik shqiptar

3 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 7 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nga Ervin Hatibi

Një nga gjetjet më të bujshme me të cilën na qerasin shpesh kohët e fundit fotoreporterët shqiptarë, është loja me aureolat. Sahera, faqe të para gazetash hapen më ndonjë portret kryesisht politik, i ujdisur ky në fokus në një mënyrë të këtillë, që personazhit të fotografuar t’ia kopsisin kokën pas ndonjë objekti a shenje të rrumbullt, çfarëdo qoftë: rrethi me yje europianë të flamurit, stema ovale e kryeministrisë, ndonjë O apo Q kapitale nëpër banderola ceremoniale, ndonjë tollumbac festiv…

Çdo objekt rrethanor rrumbullak ngarkohet me misionin e qerthullimit të kokës së personazhit me një lloj sfondi qarkor, tip kurore mbretërore apo brerore shenjtërore. Gjuha e dhunës në shtyp, më e ashpër dhe piktoreske gjatë viteve ’90, tashmë që është shtruar ca, duket se la lënë misionin e demonizimit përmes karikaturizimit artit objektiv të fotografisë.

Kështu, gazetata shpesh pikturojnë kundërshtarin politik me poza të sforcuara tipizuese, të tilla që shfrytëzojnë rastin p.sh. përgjatë ndonjë teshtime apo kruajtje vetëvrasëse hunde, gjatë shqiptimit të mundimshëm të ndonjë bashkëtingëlloreje, gjatë një gromësime parlamentare a pultitje rutinore të pafaj syçkash apo çdo mrrolje e tendosje tjetër të lëkurës së mimikës. Poza që në fakt duheshin hedhur në kosh nga profesionisti i ndershëm. Rrethorja që përmendëm, në të tilla raste negative nuk e rrethon më kokën politike si aureolë a kurorë: ajo bëhet thjesht rrethi koncenstrik në dylbinë e snajperit: bëhet shënjestër ekzekutimi.

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Herë pas here shënjestra e dëshiruar ovale, nuk gjendet dhe aq kollaj në mjedisin rreth politikës: ndonjëherë flamuri europian është tepër i dallgëzuar për t’u fokusuar dhe tollumbacet nuk janë domosdo më të vogla se kokat e ca politikanëve për t’i mirëpritur këto si kornizat. Dhe fotografët heqin keq… Por si përherë ka një zgjidhje: montazhi dhe kolazhi, në traditën më të mirë të agjit-propit stalinist! Me një ndërhyrje cezariane, personit të urryer, ashtu si në magjinë e zezë voodoo i masakrohet mishërimi fotografik. Truku grafik më i përdorur botërisht për mëse 60 vjet me rradhë për të përdhunuar imazhin e kundërshtarit është shkarravitja kozmetike e një palë mustaqkave të vogla Hitleri mbi buzën e portretit. Në Shqipëri, për vite me rradhë, rolin e aksesorit ndëshkues, me sukses e ka zëvëndësuar një anti-aureolë: çallma e bardhë e hoxhës!

Mos na thotë kush tani se nuk i ka parë dhe stërparë gjatë viteve të fundit foto-fletërrufetë me çallmën e montuar apo shartuar drejt e mbi Sali Berishë në shtypin e majtë apo të njëjtën përmbi Fatos Klosin në shtypin e djathtë! (Shënim: kurse callma mbi kokën e të ndjerit hafiz Sabri Koçi kudo nëpër foto është autentike. Jo vetëm ai, por dhe të tjerë dinjitarë të bashkëisë islame, imamë e dervishlerë, hoxhallarë e baballarë, nuk e kanë me të keq këtë punën e çallmave: është thjesht një traditë e tyre shumë vjetër.) Sigurisht, i madh e i vogël e di se kjo nuk bëhet për inat të hoxhallarëve, dhe as në shenjë përngjasimi me ta, po kryesisht për mbivendosje me Osamën, logon momentale të së keqes pereniale orientale.

Anti-aureola ekziston dhe në variantin femëror. Ajo është shamia e besimtareve praktikante muslimane, e njohur më shpesh në zhargonin mediatik e politik shqiptar si “ferexheja”, një anakronizëm i sforcuar me të cilin asnjë femër e mbuluar shqiptare nuk e emërton kryembulesën e vet, një orientalizëm i cili është një anti-aureolë më vete, e llojit gjuhësor kësaj here. Në këtë funksion e përdori dhe kryeministri i vendit gjatë një fushatë zgjedhjesh të paradokohëshme në qytetin e Elbasanit, kur ftoi njerëzinë që të votonin “kundër ferexhesë politike”, (si dhe gjithashtu “kundër Haxhi Qamilit” dhe pro “Konstandin Kristoforidhit.”) (Po si nuk gjeti gjetiu nja dy shembullorë të tjerë që të ndajnë të njëjtën fe e të mos na ndajnë dhe më tej ne të tjerëve kur të votojmë pastaj për ta, po u gjet një i keq musliman dhe një i mirë i krishterë, me Shkumbinin përmes…)

Jemi në nivelin e garderobës pluraliste dhe sfilatës identitare: në një pikëpamje aspak cinike, si çallma ashtu dhe “ferexheja”, në fakt, janë kryesisht veshje. Dhe në këto kohëra supersonike dhe virtuale, globaliste dhe multikulturaliste, robit të shkretë i qëllon të vishet lloj-lloj, për qejf a për hall, për sport a për eksport. Gazetare të pashme, me shaminë hedhur muslimançe mbi sy, nusërojnë para kamerave të lajmeve nëpër rrugët e Kabulit, presidenti amerikan gjatë vizitës në Kinë vishet si mandarin perandorak, por askush ama nuk ua nxjerr këto9 foto jashtë kontekstit, për t’ua përdorur si ndonjëfarë mini-shantazhi qesharak. Kurse në një faqe të parë të një gazete të madhe tiranase (Korrieri), gjejmë të vendosur një foto-poster të gruas së kryeministrit, të mbuluar me një foulard të bardhë në kokë gjatë vizitës së një xhamie në Liban. Diçitura na diktonte se Zonja e Parë kishte veshur “rrobat e grave islamike”, dhe sigurisht diçitura nuk mund të jetë kaq enciklopedike sa të qartësojë edhe për lexuesin e thjeshtë e të çuditur se gjithë turistet apo vizitoret femra të xhamive dhe të shumë kishave, në shenjë respekti ndaj traditës u sugjerohet të mbulojnë flokët me një shami që shpesh ua ofron guida turistike në derë të tempullit. Ama gjithë operacioni foto-diçiturë, në një mënyrë qëllimshëm arbitrare kërkon të të lërë shijen e (larg qoftë) ndonjë inklinacionitë gabuar shpirtëror, qoftë dhe momental, të gruas së kryeministrit, e kush e di, mbase dhe të të shoqit… Toni që përshkonte shkrimet e numrit të gazetës merret me mend se ishte tejet kritik ndaj çiftit, sigurisht për arsye të politikës, por truku i “ferexhesë”, i kishte vënë pikën mbi i imazhit të mëtuar problematik. Po kështu u veprua kur kundërshtia për shpalljen zyrtarisht të znj. Xhoana Nano si First Lady protokollare, mobilizoi në protestën e rradhës teatrin politik nëpër rrugët e Tiranës. Djemtë dhe vajzat e lëvizjes “Mjaft”, organizatorët e mitingut kritik ndaj kësaj shpallje, e panë të arsyeshme që Xhoana Nanon ta emërtojnë “Xhemile” për ta tallur në karikaturat dhe posterat e protestës.

Tentativa për “islamizim të armikut” nuk prek vetëm fatkeqët që kanë lindur në kubetë e rënda, jeshile e të vjetëruara të emrave dekonsiprues muslimanë. Mirë ata që mund t’i akuzosh po të të dojë qejfi për konspiracione reaksionare për integrizëm oriental kundër integrimit oksidental: tentativa për islamizim të dhunshëm po prek dhe banorët e pafajshëm të emërmbiemrave të tjerë. Epshi konvertues në fakt, thjesht mëton për ta mbyllur në një “Abu Graib” poshtërues e degjenerues, qoftë dhe vetëm gjuhësisht dhe përkohësisht, kundërshtarin politik. Kështu, në një editorial të një tjetër gazete të rëndësishme (Koha Jonë), mu pas një vizite të përfolur në Dubai (përtej Perdes së Hekurt Identitare), Fatos Nanos i këndohet kjo lloj formule çpagëzimi: “Nano kryeministër mund të ketë një ditë dëshirën surrealiste por të sinqertë, të shkojë për peligrinazh në Mekë…”. Pjesa tjetër e editorialit është e minuar me sulme e shpoti të tjera, dhe ndonëse krejt pa takt e pa vend, shpie në internimin e imazhit mu në qendër të Orientit reaksionar, aty “përtej urës së Qabesë” ku shkon e nuk kthehesh veçse Haxhi, si Qamili simbolik… (Martohu sa të duash në kishë ti! Tjetri lutet e mesi pret të të rëshkasë këmba e të vesh në esfel!)

Gjatë muajit të Ramazanit, më e forta ishte të shihje një tjetër gazetë të madhe tonën, (Albania), një listë të gjatë me emrat e gati gjithë deputetëve të Kuvendit, që jo me ndonjë paramendim kanë lindur nga prindër me emra muslimanë. Pra kanë më shumë mundësira për haxhillëk sesa Nano. Me një proçedim që të kujtonte atë të militantëve të partisë kur testonin me cigare e shishe uji të dyshuarit si agjërues në vitet e diktaturës, gazetari u qe afruar të gjithë këtyre me pyetjen aspak etike: “A po agjëron?” Lista e pafundme e emrave me shumicë dërrmuese përgjigjej me mohore. Që pas vitit 1997, duke kaluar edhe përmes 11 shtatorit, numri i burrave të politikës tonë që pozojnë rrotull xhamive, ka rënë drastikisht. Ndërkaq më kujtohet mirë se si në fillimet e demokratizimit të Shqipërisë, në kohët ende të arta të inercisë antisovjetike të aleancës afganoamerikane, shumë nga këta burra ofronin edhe pa ua kërkuar kush sinjale të panevojshme identifikuese me Islamin. Sot u duhet të kalojnë prova të tilla fyese e trishtuese për të provuar të kundërtën. Kështu, dora vetë Sali Berisha, kaq i sulmuar për hapjen e vendit me botën islame, sot deklaron literalisht se flamuri i Shqipërisë është flamuri i Krishtërimit, frazë që nuk besoj se do ta thoshtë ndonjë president amerikan, të themi, apo gjerman, italian, francez…(lista vazhdon).

Ky shkrim magazinon përciptaz vetëm disa shfaqje nga më interesantet e kohëve të fundit. Nuk është hera e parë që shkruaj për orientalizimin e armikut në kulturën tonë, për racizmin e islamofobisë që nuk çudit më asnjë njeri, për Berishën që deputeti-kryeredaktori i partisë në pushtet (Zëri i Popullit), e shpotit me “muslimani Berisha”, për Berishën që e godiste Ilir Metën kur ky qe kryeministër me llagapin “Sheiku Metullah”, për editorialin famëkeq të njërës prej gazetave më të mëdha në vend (Korrieri) ku difekti i qeverisë Nano ishte mbiemri Islami i ministrit të jashtëm, për fyerjet publike standart “anadollak”, “çeçen” apo më rrallë “jeniçer”, që kanë kolonizuar imagjinarin publik me hordhi barbarësh orientalë.

Zhurma e kohëve të fundit për zhdukjen e poemës “Pashallarët e kuq” të Kadaresë, na rikujtoi ndër të tjera, se pas sagës politike noliane, publicistikës françeskane apo asaj para-bolshevike, të dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit, tendenca për ta bërë synet të ligun, zelli për të montuar një “kokë turku” mbi armikun, tashmë është futur akoma më e komplikuar dhe agresive në diskursin shqiptar. Ashtu si gjashtë shekuj më parë, kur feudalët ndërluftues arbër, thirrën në ndihmë mercenarët turq të vriteshin për ta, edhe sot konfliktualiteti në shoqërinë tonë po thërret rishtas nën armë. Po ta vazhdojmë këtë krahasim mekanikisht deri në fundin e vet, zbulojmë se çmimi që paguan feudalët për këtë qiramarrje, rezultoi tepër i lartë.

Tags: Ervin HatibiIslamizmi
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Evropa do të përçahet, për shkak të krizës energjetike

Lajmi tjetër

Video/ Modric ende është i madh, tregoi klasë në mbrëmjen e djeshme

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM