Gjatë inagurimit të detyrës si president i Turqisë të Rexhep Taip Erdogan, Hashim Thaçi u fotografua duke biseduar me kolegun e tij rus Dimitri Medvedev, kurse tani gjatë vizitës në Paris të Francës, Thaçi është fotografuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
“Në Paris u takova më presidentin Putin, u fokusuam në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme. Në këtë temë presidenti Putin ishte i qartë: Nëse Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë”, shkruan Thaçi në Facebook.
Shumë ekspertë të politikave ndërkombëtare i frikësohen Thaçit se po tenton ndarjen e Kosovës dhe se kjo tashmë ka marrë mbështetje jo vetëm nga Rusia dhe Serbia, por edhe Franca, Hungaria dhe një pjesë e administratës Trump.