Përveç që Brexit ka sjellur prishjen e shumë kontratave ekonomike dhe ligjore, tashmë shfaq edhe një novitet tjetër atë të kërkesave të shumta të pasaportave europiane nga britanikët.
Dihet që pasaporta europiane të jep mundësi veprimi pa kufizim në të gjitha shtetet anëtarë të BE. Në kohën kur shumë hebrenj britanikë kanë aplikuar për pasaportën gjermane – pasi gjyshërit e tyre kanë jetuar në Gjermani; tashmë kërkesat më të mëdha vijnë për pasaportën irlandeze, informon foldrejt.com. Gjatë 2017 aplikuan 7500 hebrenj për pasaportën gjermane.
“Rreth gjashtë milion britanikë kanë aplikuar për pasaportën irlandeze – dhe për shkak të kërcënimit të Brexit kjo e drejtë po shtohet gjithmonë e më tepër,” shkruan “Der Spiegel”.
Në 29 mars 2019 parashihet të ndodhë Brexit, nëse gjithçka shkon sipas planit.
Ngjashëm si në Gjermani, edhe Irlanda ka një ligj sipas të cilit, të gjithë ata që kanë ndonjë prind ose gjysh të lindur në Irlandë ose Irlandën e Veriut mund të aplikojë për pasaportën e saj./Foldrejt.com