Pastat janë një pjatë e preferuar e shumë njerëzve dhe mund të përgatiten në qindra mënyra, përcjell Fol Drejt.
Pasta me një tenxhere është një recetë e popullarizuar nga Martha Stewart dhe është bërë hit në rrjetet sociale.
Përbërësit
350 g pasta linguine
350 g domate qershi të prera në gjysmë
1 qepë, e prerë hollë
4 thelpinj hudhre, te prera holle
½ lugë çaji djegës
2 degë borzilok
3 luge vaj ulliri
kripë e trashë, piper i zi i sapo bluar
1 litër ujë
djathë parmixhano i grirë
Përgatitja
Hidhini të gjithë përbërësit në një enë. Në një tas të madh vendosim pastat, domatet, qepët, hudhrën, borzilokun, vajin, kripën, piperin dhe ujin. Lëreni të vlojë në zjarr të ulët.
Gatuani për 9 minuta
I trazojmë shpesh dhe pas rreth 9 minutash derisa pastat të jenë zier. Shtoni më shumë kripë dhe piper për shije.
Shërbejeni
Spërkateni me borzilok, vaj ulliri dhe parmixhan dhe shërbejeni. /FolDrejt/