Fol Drejt
E shtunë, 31 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË

Pasthirrmat e një shpirti të copëtuar

Edhe një fjalë për poezinë e Shaip Beqirit

2 vjet më parë
in KULTURË, LETËR
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Poezia e Shaip Beqirit nuk është një sipërfaqe e një pasqyreje të lëmuar. Ajo të vjen si e plasur e copëtuar mbi një taban të fortë, ndërsa reflekton imazhin njerëzores të përthyer në qindra pjesë. Si e tillë, ajo mishërohet me dhimbjen duke e latuar këtë të fundit në një muranë poetike; ajo mbjell mllefin për ta rikrijuar në një Hidër mitologjike, që vetëm duhma e saj i vret armiqtë; është e larmishme, krejt pranë një mozaiku të mbuzur me tone gjithfarëllojesh duke na u shfaqur me hiret e saj, si tipare të gdhendura nga një dorë mjeshtri.

Nga Imer Topanica

Ndonëse ka dekada që jemi shkëputur nga fund-shekulli i XX, ende prej andej na vijnë në formë jehone mendimet për poezinë e Shaip Beqirit. E cilësuar për vokabularin e pasur, pedanterinë e vargut, figuracionin dhe kompozimin unik, vijon edhe sot e kësaj dite ta provokojë kritikën.

E kam thënë edhe një herë më parë, sado që rrekemi ta përthekojmë përmasën e saj, me hovet, me trandjet, me afshin e akullin që i buron nga thellësia, mijëra stërkala do të na shpëtojnë duarsh, të denja për t’u ravijëzuar në eterin e historisë artistike letrare.

Ajo shquhet prej një “vizioni të zymtë” do të thoshte i ndjeri Ibrahim Rugova, jo vetëm kaq, do të konstatonte Xhevahir Spahiu, ajo synon të na shtynë drejt mendimit, përpara se të orvatet të ngre pesha. I zhytur në galeritë e saj të kuptimit, Ymer Shkreli do ta përshkruante si “pasthirrmë e shpirtit të copëtuar”.

E po le të ndalemi pikërisht këtu, te pasthirrma e një shpirti të bërë copë, copë

Poezia e Beqirit nuk është një sipërfaqe e një pasqyreje të lëmuar. Ajo të vjen si e plasur e copëtuar mbi një taban të fortë, ndërsa reflekton imazhin njerëzores të përthyer në qindra pjesë. Si e tillë, ajo mishërohet me dhimbjen duke e latuar këtë të fundit në një muranë poetike; ajo mbjell mllefin për ta rikrijuar në një hidër mitologjike, që vetëm duhma e saj i vret armiqtë; është e larmishme, krejt pranë një mozaiku të mbuzur me tone gjithfarë llojesh, e kështu me radhë, e kështu me radhë.

Cili është tabani i saj? Një kullë? Qoftë edhe e harruar? Padyshim! Një zjarr i pafikur, një therrë në prag, një karvan i braktisur, një imazh qielli që duket nëpërmjet vrimës së një frëngjie, bashkë me shumë ornamente toponimike të asaj që i ngërthen “shtëpia” apo atdheu poetik. Duke e njohur tash së voni edhe prej afër, ndonjëherë më vjen ta pyes veten, nëse ai e ka krijuar poezinë e tij, apo ajo e ka krijuar atë. Dhe nuk jam larg një verdikti që do të tingëllonte surreal si gjykim,.

Zjarri i pafikur

Nga gjurmët tona

S’kemi ku të qesim hapin

Si t’i nxjerrim rraqet

Nëpër të vetmen frëngji

Nëpër derën e lënë hapakrah

Po emrin në gurë

Vallë shiu do ta fshijë

Zjarrin si ta fikim

Kujtimin kush do ta bartë

Lexoni edhe..

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

Porosit Web Porosit Web

Udhën si do ta harrojmë udhën

 

Ja një dhimbje mitike shqiptare e gdhendur në skulpturën e një poezie. E zgjodha rastësisht, nga grumbulli i poezive që shënjojnë atë që unë e cilësova si “taban të fortë”, mbi të cilin është plasur pasqyra e shpirtit e Beqirit. Mund të zgjidhja fare lehtë edhe poezinë për kullën, edhe atë për muranën, analogjia do të kuptohej nga lexuesit sqimatarë.

Kur jemi te këta të fundit, poezisë së Beqirit i duhen të tillët. Në fakt ajo i refuzon mediokrit, të paformuarit, të pakëndellurit dhe të rraskapiturit. Gjuha e saj, andaj është e qartë, e kthjellët, si një gurrë e patrazuar prej vitesh.

Poezia e Beqirit është një udhëtim i përgjakshëm. Një kujtesë kolektive e strukur në vargje me forcën e dhembjes së një poeti. Ka shenja të përkthyera në figura konkrete. Poetë, miq të dikurshëm, bashkudhëtarë, njerëz që lanë gjurmë gjaku në historinë e letërsisë dhe të kulturës përgjithësisht. Adem Demaçi, një ndër këto figura, fjala vjen.

Poezia e Beqirit ka bartë vulën e mërgimtarit. Poezia e Beqirit bartë edhe vulën e të mallëngjyerit për gurin, për kreshtën, për hirin në votës, si ajo e gacës që bartet nga era.

Ajo vjen me reminishencën e saj kulturore, si një neomigjeniane, a neolasgushjane. Ajo vjen si patos e topos. Natyrisht jo në frymën e një romantizmi të vonë, apo të një socrealizmi të zvetënuar, por me karizmin e modenitetit.

Ajo mund të mos njihet nga lexuesi i sotëm, kjo është një frikë të cilës ia njoh ngjyrën. Në fakt, kur e përmendëm gjuhën e saj prej gurre të patrazuar prej dekadash, e përmenda edhe lexuesin sqimatar. Kjo vetëvetiu e ka krijuar distancën me brezat e sotëm.

Por ajo (poezia e Beqirit pra), vijon të të magjepsë, me urtinë e saj, të veshur me një stilistikë të lartë… Duke e njohur tash së voni edhe prej afër, ndonjëherë më vjen ta pyes veten: nëse ai e ka krijuar poezinë e tij, apo ajo e ka krijuar atë?
Dhe më duket se jam krejt pranë një verdikti, që juve mund të ju tingëllojë shumë i çuditshëm: Po ajo e ka krijuar atë!

 

Tags: Imer TopanicaletersiapoeziaShaip Beqiri
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Pse Don DeLillo është shkrimtari më i madh i gjallë i Amerikës?

Lajmi tjetër

Video/ “Mevludi, salavati dhe plaku që u rrëzua duke shkuar në xhami!”

Të ngjajshme

KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
KULTURË

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

30 Korrik, 2024
KULTURË

“Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

23 Korrik, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM