Televizorët dhe pajisjet më moderne që kanë ekrane LCD ose OLED kërkojnë mirëmbajtje paksa të ndryshme sesa modelet e vjetra të televizorëve.
Sipas Jessica Eck, eksperte pastrimi nga Instituti Amerikan i Pastrimit, ekranet moderne kanë të njëjtin mirëmbajtje dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur zgjedhim mjetet që planifikojmë të përdorim për pastrim. Gjithashtu, thotë se i fikim pajisjet për siguri, por edhe sepse do t’i shohim më mirë pikat në ekran, përcjell Fol Drejt.
Rregulli i parë i parë kur pastroni ekranet është përdorimi i copave me mikrofibër, pasi ekranet më të rinj janë më të ndjeshëm. Materiali i kësaj kanavacë përmban mikrofibra, presioni i të cilave në ekran zvogëlon mundësinë e gërvishtjeve. Ek tregon se asnjëherë nuk përdorim peshqirë, shami dhe materiale të tjera të ngjashme.
Ajo këshillon që këto sipërfaqe t’i pastroni me lëvizje të lehta, në mënyrë që të mos shkatërrohen pikselët dhe kjo vlen veçanërisht për qoshet e pajisjes. Gjithashtu, thuhet se lecka për pastrimin e pajisjes duhet të jetë ekskluzivisht e destinuar për sipërfaqe të ngjashme, në mënyrë që të mos mbeten gjurmë të sipërfaqeve të tjera.
Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e mjeteve, mund të përdorni çdo mjet të destinuar për pastrimin e ekranit, por mos e aplikoni direkt në pajisje. Aplikoni detergjentin në leckë dhe më pas pastroni ekranet. Si këshillë e fundit, thuhet të shmangni pastrimin në rrathë, për të mos mbetur shenja./FolDrejt/