Pastroni lëkurën nga pluhurat dhe bakteret që merrni gjatë ditës. Ideale është kjo mënyrë që ju prezantojmë më poshtë:
Një kompresë e nxehtë mund të ndihmojë në heqjen e akneve, hap poret dhe pastron lëkurën. Gjithashtu largon papastërtitë dhe vajin e tepërt që shkaktojnë aknet, shkruan lexo.al. Kompresat e nxehta, sidomos me peshqir të pastër ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut sapo ato aplikohen në zonën e prekur.
Si ta përdorni:
Së pari, fshijeni zonën e prekur nga aknet me alkool
Lagni një peshqir me ujë të nxehtë dhe e lini përreth 15-20 minuta në zonën e prekur nga aknet.
Përsëriteni dy herë në ditë.