Sony Music Publishing njoftoi sot blerjen e bibliotekës muzikore të kompozitorit 79-vjeçar Paul Simon, që përfshin gjashtë dekada krijime. Katalogu thuhet se përfshin punën e Simon me Art Garfunkel nga 1964 deri në 1970, si edhe regjistrimet e tij solo.
“Unë e fillova karrierën time në Columbia/Sony Records dhe më duket si një shtrirje e natyrshme të punoj edhe me Publishing gjithashtu”, tha Simon në një deklaratë.
Simon i bashkohet kështu muzikantëve të tjerë të epokës së tij, përfshirë Neil Young, Bob Dylan, Stevie Nicks dhe David Crosby, që dorëzojnë kujdestarinë e punës së tyre.
Kushtet financiare të marrëveshjes së Simon nuk u bënë të ditura.
Dylan besohet të ketë marrë rreth 300 milionë dollarë për këngët e tij, megjithëse kjo shifër nuk u konfirmua kurrë.