Përleshjet midis formacioneve ushtarake ndërluftuese vazhduan sot në Khartoum, thanë banorët e kryeqytetit sudanez, pavarësisht një marrëveshjeje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Arabia Saudite dhe SHBA.
Marrëveshja, e nënshkruar nga përfaqësuesit kundërshtarë të ushtrisë dhe Forcave të Veprimit të Shpejtë (RSF), pas bisedimeve në Jeddah Saudite, do të hyjë në fuqi të hënën në mbrëmje, me mbikëqyrjen e vëzhguesve të huaj, njoftoi Reuters.
Ai përfshin gjithashtu dërgimin e ndihmave humanitare./FolDrejt/