Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta bojkotojë seancën e sotme të Kuvendit, ku Presidentja Vjosa Osmani do të bëjë adresimin e saj vjetor para deputetëve.
Arsyeja e mos pjesëmarrjes së deputetëve të PDK-së në fjalimin vjetor të presidentes Osmani është se ajo nuk është treguar presidente e unifikimit të institucioneve dhe popullit siç e parasheh Kushtetuta.
Sipas deputetëve opozitarë Osmani ka vepruar vetëm sipas interesave të kryeministrit, Albin Kurti.
Ndërkohë nuk dihet nëse LDK do të marrë ose jo pjesë në këtë seancë.
Presidentja Vjosa Osmani adresimin e saj është planifikuar ta fillojë në orën 11:00.