Në Pejë sot janë varrosur dy viktimat e vërshimeve të së shtunës, shkruan Fol Drejt.
Një nënë vjeçe, dhe i biri i saj 5 vjeç, humbën jetën pas vërshimeve që e kapluan qytetin e Pejës, në fundjavën që iku.
Dëshmitarët okularë kanë thënë se fëmija ka humbur jetën pas rrëshqitjes së dheut nga kodra e afërt, ndërsa nëna është gjetur e vdekur në bodrumin e shtëpisë.
Peja sot mbanë ditë zije, në shenjë kujtimi për këto dy viktima.
Ndihma të shumta i janë ofruar familjes, për ta tejkaluar më lehtë dhimbjen, ndërsa telegrame ngushëllimi janë dhënë nga krerët e shtetit./FolDrejt/