Një zjarr ka përfshirë pesë vetura në qytetin e Pejës.
Rasti ka ndodhur dje, në orën 03:54 të mëngjesit, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, rrethanat e përfshirjes nga zjarri mbesin ende të paqarta.
Tutje bëhet e ditur se në vendngjarje janë identifikuar tre pronarë, viktima meshkuj kosovarë, ndërkaq dy të tjerë nuk janë identifikuar ende.
Hetimet për rastin ende vazhdojnë./FolDrejt/