Manchester United po kërkon të nënshkruajë me sulmuesin Harry Kane, pas largimit të Cristiano Ronaldos nga Old Trafford.
Thuhet se sulmuesi i Tottenham Hotspurit, Harry Kane është në krye të listës së objektivave të Manchester Unitedit. Megjithatë, tani The Times raporton se Tottenham Hotspur është i gatshëm të shesë golashënuesin e tyre më të mirë të të gjitha kohërave te një skuadër jo e Premier Ligës, gjë që mund të jetë një lajm i keq për Manchester United, transmeton Fol Drejt.