Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se ka bërë sot ekzekutimin e pagesave për muajin gusht të skemave sociale dhe pensioneve.
Për nder të festës së Bajramit të Vogël – Kurban Bajrami, ekzekutimi i pagesave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt.
Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës u uron festën e Bajramit të Vogël- Kurban Bajramin duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi dhe gjithë të mirat.
Festa e Kurban Bajramit festohet të martën në Kosovë.