Pep Guardiola ka konfirmuar se Manchester City nuk do të bëjë asnjë shtesë në skuadër në afatin kalimtar të dimrit, sipas Joe Bray nga Manchester Evening News, transmeton Fol Drejt.
“Ne nuk do të nënshkruajmë me askënd në janar. Me skuadrën që kemi ne jemi të kënaqur [me], skuadra do të qëndrojë e njëjtë,” pohoi Pep./FolDrejt/