Një kometë që do të kalojë pranë Tokës dhe Diellit në javët e ardhshme për herë të parë në 50,000 vjet, mund të jetë e dukshme me sy të lirë, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Kometa pritet të kalojë më afër Tokës më 1 shkurt dhe do të jetë e lehtë për t’u dalluar me një palë dylbi të mirë apo edhe me sy të lirë, me kusht që qielli të mos ndriçohet shumë nga dritat e qytetit apo Hëna.
Meqenëse një Hënë e plotë mund ta bëjë të vështirë identifikimin, hëna e re gjatë fundjavës 21-22 janar ofron një shans të mirë për vëzhguesit e yjeve, tha për agjencinë e lajmeve AFP Nicolas Biver, një astrofizikan në Observatorin e Parisit.
Kometa u quajt C/2022 E3 (ZTF) sipas objektit kalimtar Zwicky me bazë në Kaliforni, i cili për herë të parë e pa atë duke kaluar Jupiterin në mars të vitit të kaluar.
Biver tha se kometa është bërë nga akulli dhe pluhuri dhe lëshon një atmosferë të gjelbër./FolDrejt/