Në shtatë vitet e fundit popullata greke është zvogëluar për 360 mijë, kurse projeksioni i saj është që të zvogëlohet me 770 mijë në 12 vitet e ardhshme – nëqoftëse lindjet mbesin në këtë nivel, shkruan gazeta më e madhe greke “Kathimerini”, duke u bazuar te ekspertët e Qendrës Kombëtare për Kërkime Sociale (EKKE).
Sipas po kësaj analize, më e keqja është se popullata greke do mund të përgjysmohet në 35-50 vitet e ardhshme – në rast se nuk merren masa për tejkalimin e lindjes së ulët, përcjell foldrejt.com.
Greqia deri tani nuk ka pasur politikë sociale për stimulimin e shtimit të popullësisë. Por statistikat e fundit flasin për mundësinë e kthesës në këtë çështje./Foldrejt.com